Europa dhe mbijetesa/ Superiorja jep sot verdiktet e fundit, ja çfarë duhet të dini për rregulloren (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 11:30

Europa dhe mbijetesa/ Superiorja jep sot verdiktet e fundit, ja çfarë duhet të dini për rregulloren (FOTO)

Tetë skuadra në ankth për verdiktet, Egnatia për qejf (ka siguruar Europën nga vendi i tretë) dhe Kastrioti për formalitet (ka rënë zyrtarisht nga Superiorja si vend i fundit). Duhet të kthehemi shumë vite pas për të parë një kampionat që është i hapur për titullin, Europën dhe mbijetesën deri në javën e fundit. 80% e skuadrave janë totalisht në garë për synimet që kanë, me titullin që do të ndahet mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa skuadrat kanë nga 64 pikë secila dhe diferencën e bën vetëm bilanci më i mirë i të kuqve në ndeshjet direkte. 

superiore-1

“Demat” presin Teutën që është në vendin e katërt dhe durrsakëve u duhen pikë për të mbajtur pozicionin që të çon në Europë. Nga ana tjetër, Tirana luan ndaj Erzenit, që i ka jetike pikët, pasi mund të humbasë vendin e tetë, që ia rrezikon një fitore e mundshme e Bylisit. Luftë e madhe mes tri skuadrave është për vendin e katërt, aty ku Laçi ka ndeshjen më të lehtë në letër, pasi pret Kastriotin. Një humbje ose barazim i durrsakëve ndaj Partizanit, së pari do të favorizonte Vllazninë, që në rast fitoreje kundër Bylisit në Ballsh, do ta parakalonte Teutën. 48 pikë kanë durrsakët, 47 shkodranët dhe 45 kurbinasit, me këta të fundit që janë në një garë ku duket sikur zihen dy dhe përfiton i treti.

“Djemtë e detit” digjen edhe në rast se e mbyllin me pikë të barabarta me kurbinasit (Laçi favorizohet nga ndeshjet direkte) dhe njëkohësisht Vllaznia humbet në Ballsh. Ndërsa mbijetesa është një rebus më tepër për zonën “play out”, pasi Kukësi është skuadra më e favorizuar për të shpëtuar direkt, teksa përballet me Egnatian e pamotivuar. Bylisi dhe Erzeni do të kërkojnë të kenë edhe një shans në ndeshjen shtesë, por duhet të mundin respektivisht Vllazninë dhe Tiranën. Nëse ballshiotët fitojnë dhe shijakasit barazojnë, ekipet e mbyllin me pikë të njëjta (41). Ky variant nxjerr Bylisin të tetin, që ka avantazhin e ndeshjeve direkte.

Rregullorja për Europën dhe rënien nga Superiorja

Klubet që do të fitojnë të drejtënpër të marrë pjesë në garat eorganizuara nga UEFA, do të përcaktohen si më poshtë:

a) Klubi që shpallet kampion në”Abissnet Superiore” në sezonin 2022-2023, do të marrëpjesë në turin e parë të Ligëssë Kampioneve;

b) Klubi që shpallet fitues iKupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;

c) Klubet që renditen në vendet2 dhe 3 në klasifikimin përfundimtar të “Abissnet Superiore”do të marrin pjesë në turin eparë eliminator të Ligës së Konferencës;

d) Nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë,atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar, do të marrë pjesë nëturin e parë eliminator të Ligëssë Konferencës;

e) Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fitonnjëkohësisht edhe Kupën,atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesënë turin e parë eliminator tëLigës së Konferencës;

f) Nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësisht edheKupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur nëvendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, dotë marrë pjesë në turin e parëeliminator të Ligës së Konferencës;

* Skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga KategoriaSuperiore;

* Në përfundim të sezonit, klubi i renditur në vendin e 8-të nëSuperiore, do të zhvillojë njëndeshje finale me fituesin efazës “play off” të Kategorisësë Parë. Ndeshja do të luhet nëstadiumin e klubit të renditur nëvendin e 8-të. Fituesi do të jetëpjesë e Superiores në sezoninpasardhës.

RREGULLORJA E KLASIFIKIMIT – 

Nëse dy ose më shumë ekipekanë grumbulluar të njëjtën sasipikësh, renditja e tyre në tabelëne klasifikimit përcaktohet dukembajtur në konsideratë kriteretsi më poshtë:

a) Pikët e grumbulluara nëndeshjet e zhvilluara midisekipeve përkatëse;

b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet ezhvilluara midis ekipeve përkatëse;

c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik2021-2022;

d) Numri më i madh i golave tëshënuar gjatë kampionatit;

e) Me short.

JAVA 36:

16:00 BYLIS – VLLAZNIA
16:00 EGNATIA – KUKËSI
16:00 ERZENI – TIRANA
16:00 LAÇI – KASTRIOTI
16:00 PARTIZANI – TEUTA

RENDITJA

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"