Është shndërruar në imazhin e Bundesligës/ Tomas Myler, “fshatari” bavarez që u bë legjendë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:24

Është shndërruar në imazhin e Bundesligës/ Tomas Myler, “fshatari” bavarez që u bë legjendë

Tomas Myler kohët e fundit ishte në gjend je të ngrinte këtë sezon trofeun e 11-të të kampionatit me Bajernin. 32-vjeçari ka qenë në radarin e Bundesligës për 14 vite, gjithmonë me fanellën e Bajernit. Disa trajnerë dhe shumë gola e asistime të tjera më vonë, është koha për të hedhur një vështrim prapa në karrierën e madhe të lojtarit të kombëtares gjermane.

16448198241336

Është 15 gusht 2008: Një djalë i ri i quajtur Tomas Myler, i lindur në Bavarinë e Sipërme dhe vetëm 18 vjeç, po bën debutimin e tij për Bajernin në Bundesligë. Duke zëvendësuar në minutën e 80-të legjendën e sulmit të DFB-së, Miroslav Klose, Tomasi përshkruan metrat e tij të parë në skenën e madhe kundër Hamburgut.

Trajneri i atëhershëm i FCB-së, Jurgen Klinsman, e aktivizon atë në fund. Do të pasonin 413 ndeshje dhe një karrierë mbresëlënëse për një djalë të veçantë që është bërë imazhi i Bundesligës. Karriera e 32-vjeçarit mori hov vetëm nën drejtimin e Luis van Galit. Pasi epoka e Klinsmanit mori një fund të papritur pas një sezoni në Mynih, Myler filloi të luante nën drejtimin e holandezit. I pajisur rishtazi me një kontratë profesionale, sulmuesi gjithëpërfshirës u zhvillua në një shtyllë solide në strukturën e klubit.

myler

Myler shënoi golin e tij të parë në Bundesligë në moshën 20-vjeçare në një fitore 5-1 në Dortmund. Deri më tani ka jo më pak se 137 gola. Pep Guardiola ndoqi Van Galin dhe bashkë me të edhe Myleri fitoi diçka më shumë. Nën drejtimin e spanjollit ai veproi si një lloj pike e dytë, e ushqyer nga anësori i klasit botëror Arjen Roben dhe Frank Riberi. Gjatë kësaj faze, Myler shënoi gjysmën e gjithsej 16 golave me kokë.

“Ai jo vetëm që më ndihmoi të përmirësohesha individualisht me taktikat dhe teorinë e tij të stërvitjes, por edhe të futesha në situata finale edhe më të mira në fushë. Madje, në vitin 2016 nën drejtimin e tij shënova më shumë gola në karrierë”, vlerësoi Tomas në “Sport Bild” ish-trajnerin e tij.

Myleri6

NJË DEKADË PLOT REKORDE

Myler dinte gjithashtu të bindte nën drejtimin e Karlo Ançelotit, ndonëse në një rol pak më ndryshe. Duke vepruar ende si një sulmues i varur, Myler u bë “shërbëtori” kryesor i Robert Levandovskit. Në sezonin 2016- 2017, gjermani asistoi në 15 gola më së shumti për kolegun e tij sulmues polak.

Edhe në një karrierë kaq verbuese si ajo e Mylerit, ka pengesa për të kapërcyer. Në sezonin 2018-2019, parimi “Tomas luan gjithmonë”, të cilin Van Gal e shpalli në vitin 2009, nuk zbatohej për trajnerin e ri Niko Kovaç. Myler, i cili preferon të luajë në qendër, nuk ndihej rehat në sistemin e ri 4-3-3.

myler

Por nën trajnerin e tripletës, Hansi Flik, gjërat menjëherë shkuan përsëri përpjetë. Bavarezi kontribuoi me 21 asistime në 33 ndeshje në 2019-2020. Madje, edhe nën drejtimin e trajnerit aktual Julian Nagelsman, Myler luan një rol kyç pavarësisht moshës së tij më të madhe. Tetë gola dhe 17 asiste për të në sezonin që sapo u mbyll.

Së fundmi, në barazimin 2-2 kundër Shtutgartit, ai shënoi një tjetër gol tipik dhe më pas festoi kampionatin e tij të njëmbëdhjetë me uniformën e FCB. Myler ka ende kontratë deri në vitin 2024. Ka shumë mundësi që kjo karrierë mbresëlënëse të përfundojë me 13 tituj, një legjendë e vërtetë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"