Është montuar në stadiumin “Elbasan Arena”, zbuloni koston e “goal line technology”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 8:48

Është montuar në stadiumin “Elbasan Arena”, zbuloni koston e “goal line technology”

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e kalon apo jo vijën e portës. 

02_Goal-Control

E gjitha kjo është rregulluar me “Goal line technology” (Teknologjia e vijës së portës). Po sa kushton dhe sa është kostoja e përdorimit të saj ndeshje pas ndeshjeje. Në Shqipëri, teknologjia e vijës së portës është e instaluar vetëm në stadiumin “Elbasan Arena”, por nuk përdoret edhe nëse aty zhvillohet një ndeshje e kampionatit shqiptar. Komentimi i atij sistemi është bërë disa vite më parë, sepse u mendua që do të kishte ndeshje të Ligës së Europës dhe të Ligës së Kampionëve.

Për të folur mbi kostot, bëhet fjalë për shifra të papërballueshme për klubet shqiptare që zotërojnë në pronësi një stadium. Për instalimin e kësaj teknologjie në një stadium nevojiten 100 mijë dollarë. Të gjitha pajisjet, sistemi dhe gjithçka kërkohet ka këtë kosto fillestare të montimit.

Më tej, për aplikimin e tij në një ndeshje, pra vënien në funksion, monitorimin dhe gjithçka nevojitet që të jetë efikas ky sistem, kërkon 1000 dollarë për çdo 90-minutësh. Vlera e përdorimit të këtij sistemi është shumë e madhe, sepse me rregulloren e ditëve të sotme, një top drejt portës quhet gol vetëm nëse futet plotësisht dhe nuk e prek fare vijën fatale. Nëse sfera është brenda por e prek vijën fatale qoftë edhe me një milimetër, atëherë nuk quhet gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"