Është aktivizuar ndaj Interit dhe Milanit në Serinë A, talenti i Kombëtares Shpresa… josh Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 22:48

Është aktivizuar ndaj Interit dhe Milanit në Serinë A, talenti i Kombëtares Shpresa… josh Juventusin

Çerek ore janë shumë pak për një notë dhe ky ishte rasti i Medon Berishës. Kapiteni i Leçes në ekipin e të rinjve regjistroi prezencën e dytë në Serinë A duke luajtur disa minuta cilësore kundër kuqezinjve të Milanit kur rezultati ishte vendosur 3-0. 

medon berisha

 Me sa duket milanezët i sjellin fat, duke qenë se debutimi i 20-vjeçarit në kampionatin italian erdhi pikërisht kundër Interit. Edhe pse me pak përvojë, në ditët e fundit emri i tij është përmendur për një transferim te Juventusi. Gjatë verës do të mësojmë më shumë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"