Erzeni me mbrojtje të brishtë, shans i artë për Montenegron dhe Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 16:34

Erzeni me mbrojtje të brishtë, shans i artë për Montenegron dhe Egnatian

Egnatia u rikthye më në fund te dominimi dhe spektakli në fushën e blertë, duke lënë pas krizën e rezultateve që e shoqëroi për disa javë. Pas suksesit në kampionat me Kukësin, rrogozhinasit mundën edhe Vllazninë 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ata duket se janë kthyer në “shinat” e mëparshme dhe janë bindshëm në garë për të fituar të dy trofetë sezonalë. Egnatia kryeson Superioren me 54 pikë, me 4 pikë diferencë nga Vllaznia dhe me golaverazhin më të mirë të kampionatit, +16.

egnatia erzeni

ERZENI – Skuadra e trajnerit Tetova luan me Erzenin për javën e 30-të të kampionatit. Për këtë ndeshje në diskutim është vetëm mbrojtësi Arbenit Xhemajli për shkak dëmtimi. Kundër shijakasve Egnatia ka 3 fitore, me 8 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Synimi i bardhejeshilëve për sfidën e së hënës është që të mos pësohet gol dhe në anën tjetër të shënohen sa më shumë gola. Egnatia dhe Erzeni njihem mirë me njëratjetrën edhe për faktin se te shijakasit luajnë disa futbollistë që në të shkuarën kanë luajtur për rrogozhinasit, si Mëllugja, Atanda, Mihana dhe Hasanbelli.

MONTENEGRO – Përballë një prej mbrojtjeve më të brishta të kampionatit, sulmuesi Jurgens Montenegro ka mundësinë më të mirë të gjejë golin e munguar. Sulmuesi i Egnatias nuk shënon prej 8 takimesh në kampionat dhe Erzeni është shansi më i mirë për të që të çlirohet. Gradualisht po i afrohemi fundit te kampionatit dhe në “Final 4” trajneri Edlir Tetova ka nevojë për një sulmues në formë optimale. Në ndeshjen e fazës së tretë kundër Erzenit lojtari nga Kosta Rika shënoi golin e barazimit 2-2. Ndoshta këtë radhë do të jetë ai protagonisti i rrogozhinasve.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"