ZYRTARE/ Ergys Kaçe bëhet me skuadër të re, ish-mesfushori i Kombëtares përfundon në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2023 | 23:32

ZYRTARE/ Ergys Kaçe bëhet me skuadër të re, ish-mesfushori i Kombëtares përfundon në…

Ish-mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të vijojë karrierën në ligën e dytë greke, teksa ka përfunduar te skuadra e Aiolikos Mitilinis. 

Kace

Futbollisti korçar ishte pa kontratë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me me Volosin, ndërkohë që së fundmi ka nisur një aventurë të re me ekipin modest të Aiolikos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, ku është prezantuar edhe mesfushori 30-vjeçar, i cili gjatë karrierë së tij është aktivizuar edhe me klube prestigjioze si PAOK, Panathinaikos, Plzen, Aris, etj. Vlen të theksohet se Kaçe pati edhe një eksperiencë me Partizanin në Superiore, e cila rezultoi dështim, teksa korçari u aktivizua vetëm 13 ndeshje.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"