Entuziazëm në Torino, asnjë nuk kërkon të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:33

Entuziazëm në Torino, asnjë nuk kërkon të largohet

Nëse më parë mendohej se me ardhjen e Kristiano Ronaldos në klubin bardhezi do të krijoheshin situate xhelozie brenda grupit, në realitet po ndodh krejt e kundërta e kësaj situate. Pasi të gjithë ata lojtarë që mendohej se do të largoheshin nga kampionët e Italisë, tashmë as nuk e çojnë ndërmend një gjë të tillë.

juventus

Miralem Pjaniç është një ndër ta. Boshnjaku duket i impresionuar nga ardhja e portugezit dhe nuk e mendon kurrsesi një largim nga bardhezinjtë. E njëjta situatë po ndodh me Benatian dhe Aleks Sandron, që më parë ishin shumë të pavendosur për të  ardhmen e tyre, por që tashmë nuk kërkojnë të lëvizin nga qyteti i Torinos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"