Emiljano Vila: Bylisi ka ekip të fortë, por Teuta nuk i druhet askujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 10:12

Emiljano Vila: Bylisi ka ekip të fortë, por Teuta nuk i druhet askujt

Humbja me Laçin duhet hedhur pas krahëve dhe në kampin e skuadrës durrsake, këtë e kanë të qartë që ndodh vetëm në rast triumfi në Ballsh.

vila shkembi

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i Teutës, Emiljano Vila, shprehet optimist për ndeshjen e radhës. “Duhet të fitojmë patjetër me Bylisin”, nis fjalën ai.

Tri ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Bylisin, a jeni gati?

Normale që është një ndeshje shumë e fortë si të gjithë të tjerat në kampionatin tonë. Bylisi ka bërë mirë në ndeshjet e fundit, por ne shkojmë ta fitojmë ndeshjen dhe shpresojmë që të ndodhë diçka e tillë. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe shkojmë për të bërë një futboll të mirë dhe për të dalë prej takimit me tri pikë.

Kujt i druheni më shumë dhe çfarë vlerësoni më shumë nga kundërshtari?

Nga kundërshtari vlerësoj grupin, pasi ka një ekip shumë të mirë dhe kanë bërë ndeshje të mira. Nuk i druhemi askujt, as Bylisit. Teuta nuk i druhet asnjë kundërshtari, pasi duke filluar që nga Teuta dhe deri tek ekipi i fundit që është Flamurtari, mund ta mundë dhe të mundet. Megjithatë, ne do shikojmë punën tonë. Do të shkojmë në Ballsh dhe të fitojmë.

ga

Cili e ka presionin më të madh në këtë ndeshje?

Nuk e di për kundërshtarin nëse ka ose jo presion, por unë flas për ekipin tim. Presion nuk kemi, madje përkundrazi, jemi shumë mirë. Ne e kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe në këtë takim shpresojmë që jo vetëm të bëjmë atë që dimë ne, por edhe të kemi gjithashtu pak fat.

Z.Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"