Emiljano Çela nuk ka dyshime: Kastrioti është në formë, gati të mundim Kukësin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 10:06

Emiljano Çela nuk ka dyshime: Kastrioti është në formë, gati të mundim Kukësin!

Skuadra krutane i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Kukësit, që do të zhvillohet të dielën në 13:00 në stadiumin e Kamzës.

EMILJANO CELA

Ndeshja përveç se ndeshje e radhës, afërsia në renditje që kanë skuadrat me njëra-tjetrën e bën ndeshjen e së dielës shumë interesante.

Fitorja e arritur ndaj verilindorëve, në transfertë, është e vetmja për skuadrën krutane që ka arritur deri më tani.

Marrja e tri pikëve në transfertën e vështirë të Kukësit, i hapi rrugë formacionit krutan, që të marrë disa rezultate pozitive, ku më të spikaturat janë barazimet me dy skuadrat e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, në transfertë.

Rezultatet e arritura, me këto skuadra, kanë ardhur si rezultat i lojës plot nivel, duke qenë në momente të caktuara dhe afër fitores.

Ndeshja ndaj kuksianëve po pritet me shume interes në opinion sportiv të qytetit të Krujës edhe pse skuadra e tyre e zemrës, prej vitesh, është detyruar të luajë në një stadium tjetër, prezenca e tyre dhe në këtë ndeshje ka të ngjarë të jetë e konsiderueshme.

Numri një i pankinës krutane, Emiljano Çela, në prononcimin e dhënë për gazetën “Panorama Sport”, flet me tone optimiste, për pragndeshjen ndaj kuksianëve.

“Skuadra është në formën e saj më të mirë. Futbollistët kanë bërë përgatitjet e duhura për ta përballuar me suksese ndeshjen kundër Kukësit”, shprehet trajneri i krutanëve.

Pavarësisht luhatjeve në rezultatet e arritura, kohët e fundit, për numrin një të pankinës krutane, Kukësi mbetet një skuadër e respektuar, e përbërë me elementë cilësor që të hapin punë në çdo moment.

“Kukësi pavarësisht luhatjeve që ka pasur kohët e fundit, mbetet një skuadër e respektuar dhe vlerësimi do të jetë maksimal. Ka futbollistë cilësorë që të hapin punë në çdo moment.

Ajo që më bën optimist është se skuadra jo vetëm që është e plotë, por dhe etur për të marrë tri pikët ndaj rivalit”, shprehet ne fund të komentit të tij, trajneri krutan.

Në ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit, skuadrës do t’i mungoj Armando Rami i pezulluar.

Ndërsa për shkodranin Edon Hasani dhe pse gjendja e tij ka qenë më stabël, do të jetë dita e diel që do të vendoset nëse do të jetë në planet e trajnerit krutan.

for (1)

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"