Eliot: E duam trofeun e Ligës së Europës edhe për lamtumirën e Klopit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 15:40

Eliot: E duam trofeun e Ligës së Europës edhe për lamtumirën e Klopit

Liverpuli përgatitet për ndeshjen e parë kundër Atalantës në Ligën e Europës pas barazimit 2-2 në “Old Trafford” në Premier Ligë fundjavën e kaluar. Harvi Eliot ndikoi pozitivisht pasi hyri nga stoli kundër Junajtid, duke fituar penalltinë që Mohamed Salah shmangu humbjen për skuadrën e Jyrgen Klopit.

elliot

Ishte ndeshja e 44-të e sezonit për Nr.19, ndërsa 21 i ka nisur si titullar dhe 23 si zëvendësues. Tani mesfushori i akademisë mendon vetëm për Atalantën. “Është një tjetër trofe i shkëlqyer për të fituar. Dhe duke e fituar atë në sezonin e fundit të trajnerit Klop në stol do të ishte fantastike. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që kjo të ndodhë. Duam t’i japim gjithçka mbrapsht trajnerit, i cili na ka ndihmuar shumë në karrierat tona. Atalanta është një skuadër shumë sulmuese, ka shënuar shumë gola këtë sezon. Ne e dimë se duhet të jemi shumë të organizuar në mbrojtje, që të mos u lejojmë shumë mundësi”, tha ai në konferencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"