Eliminimi nga Championsi, Viniciusi: Do të kthehemi t’ju argëtojmë sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 19:44

Eliminimi nga Championsi, Viniciusi: Do të kthehemi t’ju argëtojmë sërish

Tek Reali i Madridit është kohë reflektimi pas eliminimit nga Liuga e Kampioneve përballë Mançester Sitit.

VINICIUS 3

Dy brazilianët e sulmit të Realit, Vinicius Zhunior dhe Rodrigo Goesh janë të bindur se dhimbja nga eliminimi do të kthehet në forcë në Madrid. Sipas tyre, Madridi dhe sezonin e ardhshëm do të kthehet “më i fortë” në Champions League dhe në La Liga.

“Ne do t’ju japim gëzim përsëri… Madridi kthehet gjithmonë!”, ka qenë mesazhi i Vinicius Zhunior në rrjetet sociale.

Në të njëjtën linjë me të u shpreh edhe Rodrigo. “Momente si këto janë shumë të vështira. Por ne do të kthehemi… edhe më të fortë”, ka shkruar ai në rrjetet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"