EKSKLUZIVE/ Zbardhet fjalimi emocionues, Halili premton premio të çmendur në rast kualifikimi: Bonusi është… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 19:47

EKSKLUZIVE/ Zbardhet fjalimi emocionues, Halili premton premio të çmendur në rast kualifikimi: Bonusi është… (E PLOTË)

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, “lan” në miliona skuadrën e tij. “Panorama Sport” zbulon se në mbledhjen e pasdites, të zhvilluar në hotelin ku është grumbulluar skuadra bardheblu, numri një i klubit i premtoi ekipit se do të shpërndajë nga 20 mijë euro për kokë në rast kualifikimi. Dhe jo vetëm. Pak orë para ndeshjes, kjo shifër mund të rritet, sepse Torasa dhe Vangjeli do të saktësojnë premion e madhe, por që nuk do të zbulohet deri pas ndeshjes. Halili ka qenë i hapur me të gjithë dhe në një nga fjalimet më të arrira motivuese ka treguar se është një lider dhe fitues si fillim jashtë fushe.
120241771_2696151253974313_7789369316618517953_o

“Ju dua që të fitoni nesër për historinë e Tiranës. Për lavdinë e fanellës, për të vazhduar 100- vjetorin e dytë të lavdishëm me këtë arritje të madhe. Është ndeshje historike, sepse klubi ynë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Dëshira është e madhe”, mësohet të ketë thënë fillimisht Halili në mbledhjen me ekipin.

Presidenti preku nga afër optimizmin në skuadër dhe paçka se deshi të mbante djemtë me këmbë në tokë, kërkoi nga ata të shkëlqejnë në fushë, por duke i shpërblyer.

“E shoh në sytë tuaj. Prej kohësh po mendoj për klubin tonë. Kemi bërë gjëra të mëdha deri më sot me ju dhe ata lojtarë që janë larguar. Kam folur me shumë nga ju djem. Kam vendosur që të vë një bonus 20 mijë eurosh. Ama nuk e kam vendosur përfundimisht këtë shumë. Dua ta shtoj këtë bonus. Do të jetë Torasa e Vangjeli që nesër (sot) do të thonë shumën e saktë. Dua që t’ia dalim. Për të arritur e bërë gjëra të mëdha, duhet vrap, luftë sportive, sakrifica”, vazhdoi më tej ai.

120577108_2646211848932880_4971775247429861882_n

Nëse Tirana bën hapin e madh, bëhet skuadra e dytë që kualifikohet në grupet e Ligës së Europës pas Skënderbeut. “Nëse kualifikohemi, mbetemi të përjetshëm dhe e shkruani emrin me germa të mëdha. Me shpresë të Zotit kalojmë turin. E keni ju në dorë dhe Zoti. Keni shansin ideal për të bërë gjëra të mëdha. Do të lumturojmë gjithë tifozët tanë dhe Shqipërinë. Do të lumturohemi të gjithë. Dua që të jemi të qetë dhe të shkojmë në luftë për ta fituar ndeshjen”, bëri të ditur presidenti i Tiranës para lojtarëve.

Në fund, Halili theksoi se pret gjëra të mëdha nga lojtarët në këtë ndeshje që vlen 3 milionë euro. “Kam besim se do t’ia dalim, duke bërë sakrificë. Janë vetëm 90 minuta luftë dhe ia dalim nëse japim shpirtin në fushë. Shpresoj shumë te Muçi në veçanti, Çelhaka dhe Ismajlgeci, nga dy djemtë maqedonas, Visarin, Kalenë e Torasën. Të bëjmë të pamundurën të mundur. Jam i bindur dhe me ndihmën e Zotit do bëjmë historinë”, mbylli Halili.

Nga i dërguari ynë në Zvicër OLSI AVDIAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"