EKSKLUZIVE/ Vllaznia tha se ishte i dëmtuar, Edon Hasani prezantohet te klubi i ri në Iran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 9:15

EKSKLUZIVE/ Vllaznia tha se ishte i dëmtuar, Edon Hasani prezantohet te klubi i ri në Iran

Edon Hasani është largimi i bujshëm nga Vllaznia në merkaton e janarit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran, se gjatë ditëve të fundit mesfushori ka marrë një superofertë nga klubi iranian, Sepahan.

edon hasani

Në këtë të fundit ka luajtur për katër vite Xhevahir Sukaj, duke lënë përshtypje të shkëlqyera. Drejtuesit e Sepahanit kanë kontaktuar lojtarin dhe pak minuta më parë kanë zyrtarizuar marrëveshjen për një sezon e gjysmë dhe nëse gjërat shkojnë mirë, ai mund të zgjasë sërish kontratën. Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë klubi ka nxjerrë edhe foton e prezantimit.

hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"