Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 10:03
EKSKLUZIVE/ Vetëm një vit me Teutën, sulmuesi drejt largimit nga klubi durrsak
Pas Dejvid Kapllanajt, i cili e ka mbyllur me Teutën, “Panorama Sport” mëson se edhe Rubin Hebaj është pranë largimit nga skuadra bregdetare.
Sulmuesit i përfundon kontrata në ditët e para të janarit me Teutën dhe pritet që të firmosë në një ekip tjetër.
Hebaj iu bashkua ekipit blu në janar të 2022-shit për herën e dytë dhe gjatë gjysmës së sezonit të kaluar arriti të shënonte gjithsej 13 gola dhe të jepte 7 asiste.
Ndërkohë këtë sezon, ai ka luajtur 16 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe ka shënuar dy gola në total.
PANORAMASPORT.AL
