Vazhdon eksodi te Kastrioti, largohen dy lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 8:32

Vazhdon eksodi te Kastrioti, largohen dy lojtarë të tjerë

Eksodi te Kastrioti vazhdon. Ashtu sikurse raportoi “Panorama Sport” në numrin e djeshëm, Fjoralb Deliaj nuk është më pjesë e krutanëve dhe tashmë vlonjati mund të quhet lojtar i lirë. 24- vjeçari e mbylli aventurën e tij në Krujë pas një sezoni ku u aktivizua në 24 ndeshje, mes tyre vetëm 11 herë si titullar.

kastrioti goli i rezit

Mesfushorit, i cili ka luajtur edhe në rolin e mbrojtësit të krahut, i përfundoi kontrata dhe e ka parë të arsyeshme të mos rinovojë me krutanët. Por, largimet nuk ndalen këtu. Gazeta zbulon se i radhës është sulmuesi Klejdi Daci, i cili ishte një zbulim në sezonin e fundit, duke shënuar 5 gola me fanellën e krutanëve.

Lojtari i dalë nga akademia e Partizanit ka zgjedhur tashmë të vijojë karrierën te Kukësi. Kjo është edhe skuadra e origjinës për sulmuesin 22-vjeçar, i cili pritet të prezantohet nga klubi verilindor së shpejti. Pas këtyre lëvizjeve, numri në total i largimeve nga Kastrioti shkon në 10 lojtarë. Në skuadër ka ende lojtarë të tjerë që aktualisht u ka përfunduar kontrata, por nuk e kanë vendosur nëse do të pranojnë kushtet e rinovimit me Kastriotin apo dhe ata do të preferojnë të dalin të lirë për të vazhduar karrierën në tjetër ekip.

Në kampin krutan nuk duket aspak situatë e mirë, pasi futbollistët kryesorë kanë ikur tashmë, ndër- sa ende nuk ka afrime, pavarë- sisht emrave që kanë qarkulluar në ditët e fundit. Nga burime pranë klubit bëhet me dije se largimet nga skuadra nuk janë shqetësuese, pasi në javën e ardhshme krutanët do të fillojnë me përforcimet e para.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"