EKSKLUZIVE/ Tronditet Skënderbeu para ndeshjes me Partizanin, Bruno Dita padit klubin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:20

EKSKLUZIVE/ Tronditet Skënderbeu para ndeshjes me Partizanin, Bruno Dita padit klubin për…

Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Panorama Sport”. Mesfushori Bruno Dita padit zyrtarisht në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve klubin e Skënderbeut. Tashmë lajmi konfirmohet për gazetën nga FSHF-ja, ndërsa vlen të theksohet se është vendosur edhe data kur palët do të ballafaqohen dhe DHZK do të marrë një vendim.bruno dita

Lojtari dhe klubi i Skënderbeut janë njoftuar se më 28 janar do të zhvillohet gjyqi në ambientet e FSHFsë. Dita ka mbajtur në muajt e fundit edhe shiritin e kapitenit të Skënderbeut, ndërsa, me sa duket, nuk ka gjetur një zgjidhje nga klubi për të ardhmen.

Pasi ka kërkuar të shpallet lojtar i lirë, mësohet se ai ka hasur në rezistencën e drejtuesve, të cilët kanë qenë të bindur për të mos i dhënë letrat. Në këto kushte, Dita ka kërkuar pagat e prapambetura nga klubi korçar.

Por, duke e parë situatën, futbollisti ka depozituar në FSHF ankesën, duke bërë edhe pagesën prej 1 milion lekësh të vjetër për të hapur çështjen në DHZK. Dita goli

Rregullorja e thotë qartë: “Në rastet kur një klub nuk i paguan një lojtari të paktën dy muaj pagesë në afatin e caktuar, lojtari konsiderohet të ketë një shkak të ligjshëm për të ndërprerë kontratën, me kusht që të ketë njoftuar me shkrim klubin debitor dhe të ketë dhënë një afat prej të paktën 15 ditësh që klubi të përmbushë detyrimet financiare”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"