EKSKLUZIVE/ Tirana “piketon” zëvendësuesin e Kalesë, kërkon sulmuesin që shkëlqeu me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 8:35

EKSKLUZIVE/ Tirana “piketon” zëvendësuesin e Kalesë, kërkon sulmuesin që shkëlqeu me Laçin

Redon Xhixha mund të jetë një nga af rimet e Tiranës në merkaton e verës. “Panorama Sport” mëson se klubi bardheblu e shikon 22-vjeçarin kurbinas si zëvendësuesin ideal të argjentinasit të larguar, Elton Kale, për krahun e majtë të ofensivës.

Xhixha Laci

Sulmuesit i ka përfunduar kontrata me Laçin dhe dje, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar largimin pas katër sezonesh me fanellën bardhezi. “Aventurës sime te Laçi i erdhi fundi. Dua të falënderoj presidentin Pashk Laska që besoi tek unë. Gjithashtu falënderoj çunat e ekipit, që kemi ndarë bashkë momente gëzimi dhe mërzitjeje.

Një falënderim të veçantë për tifozët, që na kanë mbështetur dhe shpresoj t’i kemi bërë të lumtur me paraqitjet tona. I uroj suksese ekipit të Laçit në vazhdimësi”, shkruante dje Xhixha. Sulmuesi përfundoi në stol në pjesën e dytë të sezonit të fundit pas ardhjes së trajnerit Duro.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"