EKSKLUZIVE/ Tirana merr vendimin për Julian Ahmatajn, tekniku bardheblu do të jetë në “provim” deri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 23:38

EKSKLUZIVE/ Tirana merr vendimin për Julian Ahmatajn, tekniku bardheblu do të jetë në “provim” deri në…

Julian Ahmataj pritet të jetë në krye të Tiranës, të pak tën deri në janar. Te bardheblutë, paçka rezultateve, janë të bindur që kryetrajneri i akademisë po bën mirë dhe ai do të jetë drejtuesi i ekipit deri në fund të dhjetorit ose në janar, siç mëson “Panorama Sport”. Më pas klubi do të marrë një vendim final nëse do të jetë Ahmataj në krye të ekipit apo dikush tjetër.

julian ahmataj

Gjithsesi, jo gjithçka është në dorë të klubit, pasi Ahmataj mund të lërë detyrën siç bëri ndeshjen e parë. Fakt është që tani ai po drejton ekipin dhe nuk ka bërë më mirë se herën e parë, pasi në katër takime ka grumbulluar 4 pikë.

Nga ana tjetër, janari do të jetë provimi i Ahmatajt në krye të skuadrës. Duhet thënë se skuadra nuk është larg nga kreu i renditjes dhe dy fitore mund ta ngjisin lart, ndërsa aktualisht ekipi nuk mund të emërojë trajner të ri.

FORMACIONI – Filip Najdovski është shkëmb. Edhe pse ka marrë një goditje të frikshme në sfidën me Egnatian dhe për tri ditë çaloi, lojtari ka vendosur të nisë stërvitjen. Mësohet se futbollisti mund të jetë gati që në takimin me Teutën, por kjo mbetet për t’u parë.

Nga ana tjetër, si Latifi dhe Lulaj nuk luajnë as këtë javë, ndërsa Abdullahu vazhdon riaftësimin. Tirana vazhdon të jetë në emergjencë dëmtimesh dhe në këto kushte Ahmataj sërish do të sajojë formacionin.

Dilema ka për sa i përket faktit nëse do të luajë Jonuzi apo Hila, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë po ajo. Kozi në mbrojtje, Doka, Najdovski ose Meta e Hoxhallari në qendër të mbrojtjes e Përgjoni majtas.

Në mesfushë Hila, Deliu dhe Lushkja, ndërsa në sulm treshja Hasani-Kaina dhe Abazaj. Sërish, Tirana do të ketë emergjencë stoli me shumë pak futbollistë në dispozicion.

Bardheblutë me dy trajnerët, Shehi-Ahmataj, kanë grumbulluar në gjashtë ndeshje vetëm 4 pikë ndaj Vllaznisë. Bardheblutë janë mundur me Erzenin, Laçin, Partizanin dhe Egnatian dhe me golavarazh 5-10.

Një situatë e çuditshme dhe që e kthen pas në kohë Tiranën, të paktën gjashtë vite. Më saktë, nga 23 prilli i 2017-ës deri në 15 maj 2017. Atë kohë Tirana u mund nga Kukësi, Partizani, Flamurtari dhe Skënderbeu. Fitoi vetëm me Korabin.

78798798

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"