EKSKLUZIVE/ Teuta gjen trajnerin e ri, i kthehet përsëri atij që shkroi historinë me durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 17:56

EKSKLUZIVE/ Teuta gjen trajnerin e ri, i kthehet përsëri atij që shkroi historinë me durrsakët

Klubi i Teutës ka qëndruar vetëm një ditë pa trajner. Durrsakët shkarkuan Diego Longon këtë të diel dhe që sot, ka nisur punë trajneri i ri i skuadrës.

Teuta titulli

“Panorama Sport” ka mësuar se gjithçka është e mbyllur dhe sot në stërvitje me ekipin durrsak do të kthehet përsëri Edi Martini. Trajneri i cili fitoi gjithçka në futbollin shqiptar në drejtimin e skuadrës durrsake, bën prapakthehu kështu në stolin e bregdetarëve vetëm pas muaj pasi ishte larguar nga ai në fundin e sezonit të kaluar.

Edi Martini

Për Martinin do të jetë hera e pestë që merr drejtimin e Teutës në karrierën e tij, teksa edhe këtë radhë, si në sezonin e kaluar, fokusi do të jetë fillimisht ta largojë nga zonat e ulëta të klasifikimit, Martini do të dalë që sot në stërvitje me ekipin dhe do të përgatitë skuadrën për ndeshjen e radhës që është shumë delikate pasi luhet ndaj Kukësit që noton gjithashtu në zonat e ulëta të klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"