EKSKLUZIVE/ Tersi i dëmtimeve te Vllaznia vazhdon, titullari i padiskutueshëm mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 9:00

EKSKLUZIVE/ Tersi i dëmtimeve te Vllaznia vazhdon, titullari i padiskutueshëm mbyll sezonin

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, e ka mbyllur para kohe sezonin 2022-2023. Teksa mendohej që dëmtimi i pësuar në ndeshjen e kampionatit, Vllaznia-Egnatia 0-4 më 30 prill, nuk do të ishte serioz, ka ndodhur e kundërta.

gurishta

Mbrojtësi po vuan prej muskujve të barkut dhe burime në klub i treguan dje “Panorama Sport”, se Gurishtës i është kërkuar të qëndrojë tri javë pushim, në mënyrë që më pas të bëjë një riaftësim të plotë. Shpresa e kapitenit ka qenë se mund të kapte finalen e Kupës, që do të luhet më 1 qershor, por Vllaznia u eliminua nga Egnatia.

Tashmë edhe në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, Gurishta pritet të mungojë, ashtu si mbrojtësi tjetër i krahut, Geralb Smajli, i cili ka bërë operacion në menisk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"