EKSKLUZIVE/ Ters portierësh te Tirana, gardiani i talentuar i bardhebluve dëmtohet rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 21:50

EKSKLUZIVE/ Ters portierësh te Tirana, gardiani i talentuar i bardhebluve dëmtohet rëndë

Një lajm i keq ka ardhur për Tiranën dhe trajnerin Julian Ahmataj para ndeshjes me Egnatian në kampionat, me portierin Mustafë Abdullahu që ka pësuar një dëmtim të rëndë.

abdullahu

“Panorama Sport” mëson se gardiani i talentuar ka pasur një çarje të meniskut në seancën e fundit. Ky dëmtim pritet ta mbajë rreth dy muajsh jashtë fushave.

Duket se një ters portierësh po ndjek nënkampionët këtë sezon, të cilët përpara startit të kampionatit humbën Gentian Selmanin.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"