EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Kukësit prish kontratën, ja milioneri që largohet nga kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 22:54

EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Kukësit prish kontratën, ja milioneri që largohet nga kampionët

Rauf Alijev ka prishur pak minuta më parë zyrtarisht kontratën me klubin e Kukësit. Lajmi për “Panorama Sport” konfirmohet ekskluzivisht nga burime pranë Alijev. Lojtari i Kombëtares së Azerbajxhanit u afrua me shumë bujë gjatë merkatos së verës te kampionët, por problemi i komunikimit, pasi fliste vetëm turqisht, bëri që të mos kuptohej dhe të kalonte një moment jo shumë të mirë.

Alijev

Largimi i tij ishte i pashmangshëm, ndërkohë që mbeteshin të përcaktoheshin vetëm detajet financiare, pasi sulmuesi merrte një rrogë rreth 9 mijë dollarë në muaj. Burime të besueshme pranë klubit kuksian kanë konfirmuar se Alijev nuk ka pasur pretendime financiare, por thjesht të largohet dhe të marrë lejekalimin për të vazhduar aventurën në vendin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"