EKSKLUZIVE/ “Shqiptarët na pritën si vëllezër”, dy serbët që firmosën në Lezhë: Do ta ngjisim Besëlidhjen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 20:33

EKSKLUZIVE/ “Shqiptarët na pritën si vëllezër”, dy serbët që firmosën në Lezhë: Do ta ngjisim Besëlidhjen në elitë

Besëlidhja dje rinisi përgatitjet pas pushimit të së dielës për llogari të minifazës dimërore. Sa i përket merkatos së janarit, janë hedhur dy firma në kontratë. Ata janë dy futbollistët serbë, mbrojtësi Milutin Cimesha dhe mesfushori Zharko Iliç.

pjimage (5)

Pas disa ditësh stërvitje me grupin e futbollistëve të Besëlidhjes, dy serbët siç duket e kanë bindur stafin dhe më në fund kanë hedhur edhe firmat në kontratë. Pas firmosjes së kontratave, dy futbollistët serbë u prononcuan për “Panorama Sport”, ku vlerësuan mikpritjen në Lezhë.

ZHARKO ILIÇ: “Jam mjaft i lumtur dhe i gëzuar që stafi teknik i Besëlidhjes e vlerësoi drejt formën tonë sportive, duke na pranuar zyrtarisht si pjesë të ekipit. Duke e ditur se Besëlidhja fazën e parë e ka mbyllur në një pozicion shumë të vështirë mbijetese, duhet shumë punë e sakrificë nga të gjithë për ta vendosur ekipin në shinat e duhura.

Pozitiv për ne është fakti se ditën e parë të bashkimit tonë me ekipin në stërvitje, kolegët na kanë mirëpritur si shokë e vëllezër të vjetër. Me mbërritjen tonë në Lezhë dhe bashkimin me ekipin në stërvitje, çdo gjë ka qenë në rregull, ndaj dhe hodha firmën në kontratë me shumë dëshirë. Përveç kolegët e mi futbollistë, stafin teknik, dua të falënderoj presidentin Gjok Noka për mbështetjen e tij të pakursyer. Besimin e stafit teknik dhe të presidentit duhet ta shpërblejmë me lojën tonë duke dhënë maksimumin për ekipin, që shumë shpejt të dalim nga zona e rrezikut”.

Zharko Iliç, 25 vjeç mesfushor

MILUTIN CIMESHA: “Na pëlqeu gjithçka në Lezhë sapo mbërritëm, por veçanërisht njerëzit, që është edhe më kryesorja. Të gjithë janë treguar shumë miqësorë me ne: futbollistët, stafi teknik dhe më kryesorja presidenti, i cili na qëndron shumë afër.

270427785_627739011880418_1389272792067690637_n

Milutin Cimesha, 21 vjeç mbrojtës

Ekipit i jemi bashkuar në stërvitje që vitin e kaluar, sapo shkelëm në qytet, ndaj kemi rreth dy javë të grupuar. Kjo na ndihmoi të integrohemi dhe tani jemi bërë pjesë solide e tij. Kështu që, vendosëm që ta hidhnim firmën në kontratë. I falënderoj të gjithë këtu në Lezhë, por në veçanti stafin teknik dhe presidentin që na e vlerësuan drejt talentin tonë dhe na pranuan zyrtarisht në një ekip me emër siç është Besëlidhja”.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"