EKSKLUZIVE/ Shkurtaj i jep fund aventurës së Superiore, sulmuesi përfundon në Qipro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2023 | 9:26

EKSKLUZIVE/ Shkurtaj i jep fund aventurës së Superiore, sulmuesi përfundon në Qipro

Lëvizje surprizë te Laçi disa ditë pasi merkatoja e verës ka përfunduar. Sulmuesi i krahut, Segerso Geci, është larguar pas ndeshjes së fundit ndaj Partizanit, ku qëndroi 90 minuta në stol dhe së fundmi është prezantuar te Korabi në Kategorinë e Parë. Ka qenë vetë klubi dibran që ka zyrtarizuar 23-vjeçarin, i cili është aktivizuar me këtë skuadër edhe në sezonin 2021-2022.

shkurtaj

Lojtari i lindur në Tiranë e nisi kampionatin si titullar me kurbinasit në Superiore, duke u aktivizuar 90 minuta në ndeshjen e javës së parë ndaj Erzenit. Mesa duket, pas ndryshimit të trajnerit dhe ardhjes së Skerdi Bejzades në stol, lojtari që së fundmi luante si mbrojtës i majtë, ka dalë jashtë planeve dhe kontrata me të është zgjidhur me mirëkuptim.

“Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Segerso Gecin. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitin e ardhshëm”, citohej në njoftimin e Korabit. Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se sulmuesi Vasil Shkurtaj, i larguar nga kurbinasit dy muaj më parë, është rikthyer në Qipro. Ai ka firmosur së fundmi me skuadrën e ligës së dytë ishullore, ENAD. Më parë vlonjati ka luajtur në Qipro me Aris Limasol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"