EKSKLUZIVE/ Sherri Hasani-Torasa në stërvitje te Tirana, u ngritën edhe… duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2019 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Sherri Hasani-Torasa në stërvitje te Tirana, u ngritën edhe… duart

Te Tirana nuk ka qetësi. Edhe pse ka vetëm katër ditë që ka nisur stërvitja në Ohër, gjërat janë trazuar nga një përplasje mes dy futbollistëve.

TORASA HASANI

Edon Hasani dhe Agustin Torasa, gjatë një stërvitjeje, janë konfrontuar me njëri-tjetrin, aq sa ngjarja e tyre ka prishur gjithë ambientin bardheblu. Përplasja ka qenë e fortë, madje janë ngritur edhe duart (thonë burimet), aq sa janë futur për t’i ndarë lojtarët e tjerë të skuadrës dhe stafi teknik.

Një situatë e nderë në grumbullim, që menjëherë ka marrë përgjigjen e caktuar. Trajneri Ardian Mema ka ndarë sherrxhinjtë dhe ka përjashtuar Edon Hasanin nga stërvitja. Situata ka qenë shumë e komplikuar dhe shkodrani nuk është përmbajtur. Ai ka komunikuar me drejtuesit që pas këtij incidenti dhe ka kërkuar që të largohet nga grumbullimi në Ohër.

agustin torasa

Hasani ka kërkuar që drejtuesit t’i prishin kontratën dhe ai të largohet, pasi e ka të pamundur të vazhdojë të qëndrojë në ekip pas asaj që ndodhi një ditë më parë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe nëse Edon Hasani do të jetë pjesë e Tiranës në të ardhmen. Klubi zyrtarisht nuk ka reaguar për këtë rast, edhe pse është pyetur nga “Panorama Sport”.

Ama, nuk është çudi që palët të ndajnë rrugët e tyre. Sigurisht, do të ketë ndonjë ndëshkim të rastit për fajtorin, i cili duhet të japë llogari para presidentit Refik Halili. Edon Hasani ishte lojtari më rezultativ në repartin e sulmit. Ai shënoi 12 gola, duke qenë golashënuesi i ekipit dhe duke ndihmuar skuadrën për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

Nuk dihen arsyet që shtyjnë Hasanin drejt largimit, por ai duket se e ka vendosur. Në ditët në vazhdim do të shihet me kujdes se çfarë do të ndodhë, por ka zëra që e çojnë lojtarin drejt Vllaznisë.

Autobusi – Edhe pse në media kanë qarkulluar fjalë se Edon Hasani është drejt largimit për arsye të ndonjë oferte jashtë vendit, duket se gjërat mund të jenë më të thella. Shenja e parë e krisjes mes grupit dhe lojtarit shkodran ishte që ai nuk udhëtoi me autobusin e ekipit, por udhëtoi veçmas.

edon hasanii

Një lëvizje, sado personale, por që mbante mbi vete shumë mistere. Dhe pas sherrit me Torasën, gjërat kombinohen akoma më shumë. Flitet për një moskohezion të Hasanit me grupin, por edhe ndonjë hatërmbetje tjetër. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar…

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"