EKSKLUZIVE/ Sadiku rrëfen Spanjën: Pacini nuk më tremb, ja çfarë më tha Panuçi për transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 23:02

EKSKLUZIVE/ Sadiku rrëfen Spanjën: Pacini nuk më tremb, ja çfarë më tha Panuçi për transferimin

Nga Polonia në La Liga. Armando Sadiku bëri transferimin në një prej kampionateve elitare në botë, mirë- po është ende në pritje të debutimit me Levanten. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai tregon arsyen e pritjes. Bomberi i Kombëtares rrëfen shifrat e transferimit, pritjen dhe bisedën me Enis Bardhin për Shqipërinë, telefonatën me Panuçin. Sulmuesi mohon deklaratat me “Ferrari”, ndërkohë që komenton edhe rivalitetin Ronaldo-Mesi.

sadiku-470x269

Armando jeni transferuar në Spanjë ditën e fundit të merkatos, por ende nuk keni debutuar. Çfarë ka ndodhur?

U dëmtova në ditët e para. Në një seancë stërvitore, dy ditë para ndeshjes me Real Madridin, pësova një dëmtim dhe ky është problemi që më ka bërë të mos jem i gatshëm dhe pse nuk jam grumbulluar.

Çfarë dëmtimi bëhet fjalë?

Kam dëmtim në gju. Bëhet fjalë për ligamentin e brendshëm të gjurit, i cili ka pësuar zgjatje.

Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale?

Jo, thjesht terapi. Mirëpo, kërkon kohën e vet që të më kalojë.

A ju kanë dhënë afat mjekët se sa kohë do të zgjasë?

Unë kam nisur që të stërvitem me ekipin dhe në javën që lamë pas, arrita të punoj plotësisht me grupin. Megjithatë, kam akoma pak dhimbje. Besoj që këtë javë do të jem i gatshëm në 100%.

Sfida juaj e parë në Spanjë ishte kundër Realit, sa keq ju erdhi që nuk ishit gati?

Normale që do të kisha qejf të luaja, por kështu ishte e shkruar prej Zotit. Gjithsesi, ka shumë ndeshje të tjera…

sADIKU5

Një nga drejtuesit e ekipit u shpreh se ju e keni më- suar në momentet e fundit për firmën. Si është e vërteta, nuk kishte fare dijeni?

Ka pasur interesa ndaj meje, por nuk kishte asgjë konkrete midis Levantes dhe menaxherit tim. Në fakt, pati disa javë që të dy palët kanë biseduar për mua. Por, në ditët e fundit, pati një heshtje prej tyre dhe realisht ata u shfaqën sërish vetëm ditën e fundit të merkatos. Gjithç- ka është mbyllur brenda asaj dite.

Në ekip keni një sulmues si Pacini që debutoi me gol ndaj Realit. Të tremb një sulmues me eksperiencën e tij dhe rivaliteti me të?

Nuk ka lidhje. E rëndë- sishme, për momentin, është që të fitojë ekipi dhe të sigurojë mbijetesën. Unë kam shumë pak kohë që kam ardhur në këtë skuadër dhe rivaliteti është i pranishëm kudo. Nuk i jam trembur kurrë rivalitetit dhe nuk i trembem. Unë shpresoj që edhe ai të shënojë gola që të qëndrojmë në La Liga, ndërsa për vetëm do të jem i gatshëm gjithmonë që të jap më të mirën sa herë që trajneri të më japë minuta. Nuk i trembem as rivalitetit dhe asgjëje. Është gjithçka në të mirë të ekipit që të kemi sulmues me kaq eksperiencë si Pacini.

Prezantimi juaj spanjisht bëri habi dhe të krahasuan edhe me Bejl që nuk foli asnjë fjalë. Si e keni marrëdhënien me spanjishten?

Unë di të flas pak spanjisht, nga shumë shokë që kam pasur në skuadër më parë, si brazilianë, si argjentinas. Nuk jam futur në kurse, por thjesht nga shoqëria që kam ndjekur. Fakti që gjatë gjithë kohës në skuadër dëgjoj spanjisht dhe flitet vetëm kjo gjuhë. Ndaj, duke qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me shokët e ekipit, besoj se, për një apo dy muaj, do të flas shumë mirë. Gjithsesi, nuk është aspak problem komunikimi në ekip dhe për këtë jam shumë i kënaqur.

sadiku3

Si ju është dukur qyteti në krahasim edhe me Zvicrën apo Poloninë?

Valencia është qytet shumë i bukur dhe ka gjithmonë diell. Në krahasim me qytetet dhe vendet e tjera ku kam jetuar më parë, në të cilat ka qenë klimë e ftohtë, këtu është ndryshe. Është nxehtë dhe me diell çdo ditë. Nuk kam pasur kohë që ta shoh qytetin, pasi ditët e para jam marrë me rikuperimin e dëmtimit, si dhe, duke mbyllur të gjithë gjërat për shkak se duke qenë lojtar i ri, m’u desh të gjeja makinë, shtëpi dhe të gjithë gjërat e nevojshme, ndaj kam qenë i zënë.

Çfarë ju kanë thënë për De Biazin në skuadër?

Asgjë, Asgjë! As nuk kam folur me asnjë për De Biazin.

Keni komunikuar së fundmi me Panuçin?

Po, kam folur me trajnerin dhe mora opinionin e tij për kalimin te Levante.

sadiku 7

Çfarë ju tha konkretisht?

Më tha që “do të ishte një hap shumë i mirë për karrierën tënde”. Fola me të, e pyeta dhe doja një opinion të tijin. Edhe ai më sugjeroi që të pranoja dhe të luaja në La Liga.

Ai ka qenë pjesë e Realit në Spanjë, ju dha ndonjë këshillë?

Thjesht folëm në përgjithë- si për opinionin e tij dhe asgjë më shumë, asgjë specifike.

Transferimi është komentuar në Spanjë me vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në Poloni për 1.5 milionë euro. Si është e vërteta?

Me sa di unë 1.5 milionë euro ka kushtuar transferimi. Nuk e di saktësisht nëse Lega ka mbajtur apo jo 10% apo sesa për qind të kartonit.

Në futboll është dualiteti Ronaldo-Mesi. Ju kë preferoni?

Nuk do të doja që t’i ndaja. Janë dy lojtarët më të mirë në botë. Jam thjesht me fat që do të kem mundësinë që të luaj kundër tyre.

sadikuu

Keni përmendur një krahasim me “Ferrarin” dhe në Poloni ka nisur të ironizohet kjo shprehje e juaja…

Nuk është aspak e vërtetë kjo e “Ferrarit” që kanë shkruar mediat. Nuk e di se ku ka dalë. Unë nuk e kam thënë asnjëherë.

Nuk e keni përmendur “lënia në stol, është si një “Ferrari” në parking”?

Nuk kam thënë asgjë!

Si është marrëdhënia me Bardhin në skuadër?

Shumë e mirë. Kam një miqë- si shumë të mirë dhe gati çdo ditë jemi bashkë. Është një djalë shumë i mirë dhe gjynah që nuk luan me ne në Kombëtare sepse ka shumë kualitet.

Keni biseduar me të për këtë fakt?

Gjithmonë flasim për këtë çështje dhe ai më thotë shpesh që do të kishte pasur dëshirë që të luante për Shqipërinë. Ma thotë sepse është shqiptar, flet gjuhën tonë dhe familja e tij është shqiptare.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"