EKSKLUZIVE/ Premier Liga kthehet në alternativë, Igli Tare në bisedime me dy klube angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 22:10

EKSKLUZIVE/ Premier Liga kthehet në alternativë, Igli Tare në bisedime me dy klube angleze

Pas largimit nga Lacio, Igli Tare po vijon me një periudhë pushimi në karrierën e tij.

tARE

Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serinë A, është në bisedime me dy klube angleze, për një rikthim në ligën më të fortë në botë.

Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Tare për momentin është duke biseduar me pronarët e Totenhemit dhe Çelsit.

Totenhemi afroi pak kohë më parë Johan Lanxh për të zëvendësuar Fabio Paraticin që u pezullua për dy vite e gjysmë nga FIFA.

Pavarësisht këtyre, dëshira e Igli Tares është që të qëndrojë në Itali, por në mungesë të një piste konkrete, alternativa mund të jetë edhe Premier Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"