EKSKLUZIVE/ Prapaskena, Kaçe refuzoi Tiranën. Do luajë me Mavrajn te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 12:28

EKSKLUZIVE/ Prapaskena, Kaçe refuzoi Tiranën. Do luajë me Mavrajn te skuadra e…

Ergys Kaçes i është bërë një ofertë nga Tirana për të qenë pjesë e skuadrës bardheblu këtë sezon, por mesfushori i Kombëtares ka refuzuar. Kanë qenë burime pranë lojtarit që kanë bërë me dije për “Panorama Sport” një fakt të tillë.

kACE aRIS

Kështu, mësohet se Tirana në adresë të mesfushorit kishte nisur një ofertë që mund të shkonte deri në 120 mijë euro. Kaçe do të zëvendësonte Bathën në mesfushë, pikërisht në vendin e lënë bosh nga mesfushori gjirokastrit. Nga ana tjetër, Kaçe që këtë sezon luante në Greqi me Aris Selanikun është lojtar i lirë dhe po kërkon skuadër.

Në një moment u diskutua që shqiptari të ishte pjesë e bardhebluve, por në fund planet i ka prishur ish-kapiteni i skuadrës kuqezi, Besnik Hasi. Kaçe, pasi ka dëgjuar ofertën, ka njoftuar Tiranën se do të shohë rrugën në një drejtim tjetër dhe nuk preferon të luajë futboll në Shqipëri për momentin.

500x417_mavraj1612715403

HASI – Po cili është roli i Besnik Hasit në këtë histori? Shumë e thjeshtë. Lojtari i Kombëtares sonë dhe trajner shumë i njohur sapo është emëruar drejtues i skuadrës nga Arabia Saudite, Ahli. Ish- lojtari i Anderlehtit, i ka bërë një ofertë si Ergys Kaçes dhe Mërgim Mavrajt që të dy të luajnë në skuadrën e tij saudite. Siç duket, milionat e Lindjes së Mesme kanë joshur dy lojtarët dhe si Kaçen dhe Mavrajn. Të dy do të udhëtojnë drejt Arabisë ku do të luajnë futboll.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"