EKSKLUZIVE/ Po shkëlqen me skuadrën e Serisë A, Bushi e ka kërkuar te Shpresat Ibrahimoviçin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 21:49

EKSKLUZIVE/ Po shkëlqen me skuadrën e Serisë A, Bushi e ka kërkuar te Shpresat Ibrahimoviçin e ri

Origjina shqiptare e Arijon Ibrahimoviçit është arsyeja që mediat në Kosovë dhe Shqipëri po e bëjnë lojtarin protagonistin kryesor të lajmeve. Ai është vetëm 17-vjeç dhe është pjesë e moshave të Gjermanisë.

arijon ibrahimovic

Gazeta mëson se Federata Shqiptare e Futbollit ka tentuar që të afrojë pranë saj talentin Ibrahimoviç, madje ka qenë vetë trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, që e ka kërkuar, megjithatë për momentin lojtari nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur.

Arijon Ibrahimoviç është pjesë e moshave të Gjermanisë dhe në total gjatë 23 ndeshjeve të luajtura me ekipet kombëtare ka shënuar 11 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"