EKSKLUZIVE/ Plas te Flamurtari pas humbjes me Luzin, trajneri Resuli merr vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 23:34

EKSKLUZIVE/ Plas te Flamurtari pas humbjes me Luzin, trajneri Resuli merr vendim

Humbja në javën e parë të kampionatit ndaj Luzit 2008 me rezultatin 1-2 ka rezultuar fatale për trajnerin e Flamurtarit, Dritan Resuli. “Panorama Sport” mëson se kjo disfatë është përjetuar shumë keq te kuqezinjtë, teksa trajneri ka takuar lojtarët pas përfundimit të takimit dhe iu ka komunikuar se nuk do të jetë më “timonieri” i Flamurtarit.

RESULI

Mësohet se ky vendim është marrë në një presion të madh psikologjik, pasi Resuli ka pasur përplasje edhe me drejtuesit gjatë ditëve të fundit. Ngelet për t’u parë në orët e ardhshme nëse ky vendim i teknikut vlonjat do të marrë aprovimin e administratorit Idrizi. Situata në Vlorë duket kaotike, teksa përplasjet kanë qenë të vazhdueshme veçanërisht për merkaton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"