EKSKLUZIVE/ Plan “B”, Flamurtari ka gati kapitenin e ri nëse ikën Ribaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 13:40

EKSKLUZIVE/ Plan “B”, Flamurtari ka gati kapitenin e ri nëse ikën Ribaj

Mateo Qarri do të jetë kapiteni i ri i Flamurtarit. Klubi po punon për afrime të reja në ekip, por “Panorama Sport” mëson se drejtuesit duan që kapiteni i ri të jetë vlonjat dhe një lojtar që të ketë qenë pjesë e ekipit edhe më parë. Andi Ribaj ishte kapiten i Flamurtarit sezonin e kaluar, por sulmuesi ende nuk po kthen përgjigjen e shumëpritur nga klubi, që kërkon të rinovojë me fierakun.
mateo qarri
Nëse ai pranon të vazhdojë me kuqezinjtë sezonin e ri, do të mbetet kapiten, në të kundërt shiritin do ta mbajë Mateo Qarri. 21-vjeçari ka dalë nga akademia vlonjate dhe në këto kushte drejtuesit kërkojnë ta inkurajojnë atë, duke i dhënë edhe shiritin e kapitenit.
pjimage-16-e1598357197547
ENDE PEZULL – Dy lojtarë titullarë të Flamurtarit po mbajnë aktualisht pezull ekipin. Klubi po i bën llogaritë me Shpëtim Moçkën dhe Andi Ribajn, por nga asnjëri nuk ka një përgjigje përfundimtare. Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre. Gazeta mëson se Andi Ribaj dhe Shpëtim Moçka kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit të likuidohen për detyrimet e prapambetura. Atyre u është dhënë fjala se do të shlyhen, por mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.
Flamurtari Resuli
STAFI – Dritan Resuli aktualisht është i vetëm në krye të skuadrës vlonjate, pa ndihmës. Me shumë mundësi, në ditët në vijim do të plotësohet edhe stafi i tij. Gjasat janë që ndihmësit e Resulit të jenë vlonjatë, ku përgatitës i portierëve mësohet se do të vijojë të jetë Luan Birçe. Klubi ka në plan që pjesëtarët e stafit t’i prezantojë të gjithë në një ditë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"