EKSKLUZIVE/ Pesë kartonë të kuq, shfryjnë te skuadra e Valbonës: Në Gramsh na kapën me gurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 20:21

EKSKLUZIVE/ Pesë kartonë të kuq, shfryjnë te skuadra e Valbonës: Në Gramsh na kapën me gurë

Skuadra e Valbonës ka qenë mysafire në Gramsh, për ndeshjen e Kategorisë së Dytë e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit falë golit të realizuar nga E. Balliut në minutën e 65-të.

gramshi

Mirëpo në momentet e fundit të mbarimit të ndeshjes, pas kohës shtesë kur gjyqtari vërshëlleu përfundimin e sfidës, skuadrës së Valbonës i ndëshkohen 5 lojtarë me kartonë të kuq. Lidhur me këtë ngjarje trajneri dhe njëkohësisht administrator i skuadrës së Valbonës, Mustaf Hysenaj ka folur për “Panorama Sport”, duke u shprehur.

Ja si na ndëshkuan 5 lojtarë me karton të kuq- Kur po mbaronte ndeshja tifozët na gjuajtën me gurë dhe hyn në fushë, duke ushtruar dhunë ndaj lojtarëve tanë, me grushte e me shkelma. Arbitri kryesor ishte fajtori që e çoi këtë situatë në degradim, që i doli jashtë kontrollit.

Mbasi ka shkuar në dhomat e zhveshjes, na ka nxjerrë kartonat e kuq, mua dhe 4 lojtarëve tanë: Shehu, Hajdari, Balliu, Spaho, në një kohë që na kanë goditur tifozë e policë bashkë me grushte e me shkelma, brenda në fushë pa u future ende në dhomat e zhveshjes. Kjo është skandaloze. Policia në vend që të na mbronte ata ushtruan dhunë ndaj nesh”.- ka deklaruar Mustaf Hysenaj.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"