EKSKLUZIVE/ “Nuk dua eufori”, Gjici: Penalltitë ishin të tria të sakta, ju e dini që ka pasur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 8:36

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua eufori”, Gjici: Penalltitë ishin të tria të sakta, ju e dini që ka pasur…

Presidenti i Kukësit i ka bërë thirrje skuadrës së tij që të mos kalojë në eufori pas fitores kundër Teutës. Ai ndërkohë ka pohuar se të tria penalltitë ishin të sakta. 

gjici

 

“Normalisht me kapacitetet që kishte Kukësi duhet të vinte në krye, por është më e vështirë për ta mbajtur vendin e parë, sesa për të ardhur deri aty. Megjithatë, kapacitetet dhe lojtarët janë dhe këto tri ndeshjet e fundit kanë bërë mirë. Por, nuk duhet kurrë që të kalojmë në eufori, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë tani në Shkodër. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, por duhet ta mbajmë këtë pozicion. Penalltitë? Të tria ishin të sakta, ju e dini që ka pasur raste që edhe ne jemi ndëshkuar nga penalltitë, por kemi pasur edhe shumë raste të tjera. Kukësin e vërtetë e pres pas fazës përgatitore, sepse shumë lojtarë cilësorë tanët nuk kanë ardhur aty ku duhet. Të dalim kampionë dimri dhe më pas të shohim pas fazës përgatitore si do të shkojnë gjërat”, deklaroi Gjici për “Panorama Sport”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"