EKSKLUZIVE/ Nga Arabia Saudite në Vlorë, rrëfehet Idriz Batha: Pata disa oferta, ja pse zgjodha Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 10:30

EKSKLUZIVE/ Nga Arabia Saudite në Vlorë, rrëfehet Idriz Batha: Pata disa oferta, ja pse zgjodha Flamurtarin

Idriz Batha u rikthye në Vlorë pas 4 vitesh. Sikundër në vitin 2018 edhe tani e bindi Sinan Idrizin. Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, 31-vjeçari tregon gjithçka për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Edhe pse kishte oferta nga klube të Superiores, gjirokastriti zgjodhi vlonjatët për dy arsye. E para, prej respektit që gjeti tek administratori dhe ambienti, por edhe prej financave. E ka të qartë se çfarë kërkojnë te Flamurtari dhe mendon se shanset për ngjitjen në elitë, janë të mëdha. Por në të njëjtën kohë, pranon se gara do të jetë e vështirë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për aventurat në Arabinë Saudite dhe Rumani.

idriz batha

Pas 4 vitesh, riktheheni në Vlorë. Si ndihet Batha?

Jam shumë i lumtur që u riktheva te Flamurtari. Të them të drejtën kam kujtime shumë të bukura në Vlorë. Ndaj është një kënaqësi shumë e madhe, që kam ardhur sërish këtu. Gjithmonë jam ndier si në shtëpinë time.

Dimë që keni pasur oferta edhe nga klube të Superiores?

E vërtetë. Kam folur me disa nga klubet e elitës, por zgjodha Flamurtarin.

Pse e zgjodhët Flamurtarit e Kategorisë së Parë?

Kam shumë miq këtu. Oferta e Flamurtarit ishte joshëse. Sigurisht e diskutuam me presidentin Sinan Idrizi, të cilin dua ta falënderoj. Ai nuk hezitoi asnjë moment për të më pasur në ekip. Pranoi kërkesat e mia.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"