EKSKLUZIVE/ Ndryshime tek Kastrioti, zbulohet vendimi i drejtuesve për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 15:34

EKSKLUZIVE/ Ndryshime tek Kastrioti, zbulohet vendimi i drejtuesve për trajnerin

Ramazan Ndreu nuk është më trajneri i Kastriotit. Panorama Sport zbulon nga burime të sigurta nga klubi krutan se palët kanë ndërprerë marrëveshjen me mirëkuptim.

ndreu

Duket se vendimi i fundit i Disiplinës  për dënimin me 12 ndeshje për trajnerin mund të ketë ndikuar në prishjen e raporteve. Palët janë ndarë  tashmë.

Ndreu e drejtoi për tre sezone radhazi Kastriotin duke e mbajtur në elitë, por në këtë pjesë të parë të kampionatit gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"