EKSKLUZIVE/ “Ndeshjet derbi janë gjithmonë interesante”, Cuculi: Ja cila skuadër fiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 10:56

EKSKLUZIVE/ “Ndeshjet derbi janë gjithmonë interesante”, Cuculi: Ja cila skuadër fiton

Kush më mirë se vetë futbollistët që kanë luajtur në derbin e kryeqytetit, mund të japin parashikime për këtë sfidë? Askush! Nisur nga ky fakt, “Panorama Sport” ka kontaktuar me 6 ish-futbollistë të Partizanit për të marrë një mendim dhe analizë se si mund të jetë rezultati i këtij takimi apo se cili nga lojtarët mund ta bëjë diferencën. Mes këtyre gjashtë futbollistëve, ka nga ata që janë diplomatë me përgjigjen ose nga ata që nuk preferojnë të bëjnë parashikime për shkak se nuk u kanë dalë më herët, por ka edhe nga ata që flasin hapur e me bindje.

Partizani-Flamurtari 0-0, Cuculi i ndjekur nga Arbri

Një tjetër ish-mbrojtës që ka ndier presionin e derbit, është Ardian Cuculi. 33-vjeçari aktivizohet aktualisht te skuadra e Dritës në Kosovë, por ndjek rregullisht Kategorinë Superiore, sidomos ndeshjet e Partizanit. Cuculi tha se do të jetë një lojë e hapur nga të dyja skuadrat, ndërsa diferencën për të kuqtë, mund ta bëjnë Ferhan Hasani ose Jasir Asani.

“Ndeshjet derbi janë gjithmonë interesante. Nga njëra anë, kemi Partizanin që lufton për titull dhe për të mbajtur hapin me Teutën. Prandaj i duhet fitorja me patjetër. Nga ana tjetër, kemi Tiranën, të cilës i duhet fitorja për të qenë aty në garë për Europën. Pres lojë të hapur nga të dyja anët, pasi barazimi nuk i bën punë asnjërit ekip. Mendoj se fiton Partizani dhe diferencën mendoj se e bëjnë Asani dhe ‘Buba'”, u shpreh Cuculi.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"