EKSKLUZIVE/ “M’u rikthyen kujtimet e vitit të kaluar”, ish-kapiteni Hoxhallari: Ju tregoj për aventurën në Rumani (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 14:45

EKSKLUZIVE/ “M’u rikthyen kujtimet e vitit të kaluar”, ish-kapiteni Hoxhallari: Ju tregoj për aventurën në Rumani (E PLOTË)

Erjon Hoxhallari men don se Tirana e humbi derbin 15 minutat e para. Në një intervistë për “Panorama Sport” ishkapiteni i bardhebluve analizoi derbin e Tiranës ndaj Partizanit, teksa pranoi se kjo ndeshje i mungon shumë. Mbrojtësi foli për Tiranën, të cilën e braktisi para pak më shumë se 10 vitesh. Mbrojtësi me Tiranën ka fituar gjithsej 2 tituj kampionë dhe 1 Kupë të Shqipërisë. Futbollisti mëngjarash mund të mbulojë dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe si anësor. Në sezonin e fundit Hoxhallari luajti në 33 ndeshje, shënoi një herë dhe dha tri asiste. Erjon Hoxhallari ishte largimi i parë i Tiranës këtë sezon. Ai u largua nga bardheblutë në drejtim të skuadrës UTA Arad, ndërsa deri tani ka luajtur 11 takime dhe ka qenë në fushë 918 minuta.

HOXHALLARI 1

Erjon ishit në stadium ditën e mërkurë për Tirana-Partizani. Si e patë derbin?

Ishte hera e parë që e shikoja një ndeshje derbi nga shkallët e stadiumit. Për më tepër si spektator. Dhe ishte emocion tjetër nga ai që përjeton në fushën e lojës.

E meritoi Partizani derbin apo ishte një ditë e keqe e Tiranës në atë sfidë?

Ndeshja ishte e ekuilibruar në të gjitha aspektet, përveç 15 minutave të para ku Tirana bëri disa gabime, të cilat vendosën ndeshjen. Mendoj se në fund detajet e vendosën fitoren e Partizanit.

Ju kishte munguar ndjesia e derbit dhe të qenit në fushën e lojës për ta luajtur këtë sfidë të madhe të Shqipërisë?

Për mua ishte emocionuese të rikthehesha në fushën e lojës, pasi m’u rikthyen ato kujtimet e bukura që kaluam me ekipin vitin e kaluar kur fituam titullin e 26-të të Shqipërisë me Tiranën.

Çfarë nuk bëri mirë që nuk ia doli këtë herë të fitonte ndeshjen me Partizanin?

Siç e thash dhe më sipër fillimi i lojës nga ana e Tiranës ishte shumë i keq. Me atë lojë bardheblutë i dhanë Partizanit edhe mundësinë për kaluar në avantazh dhe të jetë më e qetë, duke e pritur me pas Tiranën dhe duke e sulmuar me kundërsulm. Kjo ishte strategjia e Partizanit në atë ndeshje.

Si e shihni Tiranën këtë sezon. Mund ta përsërisë titullin kampion që e arritët sezonin e shkuar?

Unë këtë sezon e shoh skuadrën e Tiranës si një nga pretendentet kryesore për titull, pasi ka një ekip shumë të mirë. Bardheblutë kanë lojtarë, të cilët kanë treguar veten e tyre që mund ta arrijnë ta fitojnë përsëri titullin kampion. I ka të gjitha mundësitë që ta bëjë një gjë të tillë.

Cilat ishin pikat e dobëta të Tiranës? Sipas jush ku duhet të përforcohet në janar ekipi bardheblu?

Për sa i përket merkatos besoj se atë e di trajneri Orges Shehi dhe stafi i tij, të cilët besoj se i kanë idetë e qarta ku ju mungojnë lojtarë. Dhe besoj që pas janarit Tirana do të jetë më e fortë dhe do të afrojë lojtarë shumë cilësorë.

Hyrët në dhomat e zhveshjeve dhe folët me ishshokët e skuadrës deri para gjashtë muajsh?

Po normalisht që fola dhe e ndjeva veten sikur isha pjesë e ekipit, pasi me shumicën e grupit kemi kaluar kohë të bukura vitin e kaluar. Më kishin munguar.

Këtë sezon po luani me UTA Aradin pas transferimit në verë. Si po shkon aventura në Rumani?

Aventura në Rumani po shkon mirë edhe pse kemi pasur pak ngërçe rezultati. Besoj që pas ndërprerjes së kampionatit do të rikthehemi dhe do të vijnë edhe rezultatet e mira.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"