Ekskluzive/ Kukësin e braktis edhe Ivan Gvozdenoviç, ikën në Jordani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 13:04

Ekskluzive/ Kukësin e braktis edhe Ivan Gvozdenoviç, ikën në Jordani

Pas Mladen Milinkoviç, nga Kukësi tashmë është larguar edhe zv.trajneri Ivan Gvozdenoviç. Nga burime të sigurta pranë ish-mbrojtësit serb, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 39-vjeçari ka arritur akordin në Jordani me skuadrën e Al-Faisaly Aman, e cila renditet në vendin e 4-t në kampionat me 19 pikë në 11 takime.

gvozdenovic

Pas dy eksperiencave si zv.trajner te Tirana dhe te Kukësi, Gvozdenoviçit i është besuar posti i trajnerit të parë, te skuadra jordaneze. Al-Faisaly është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionat me 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, ku do të luftojë fuqishëm për fitimin e titullit kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"