EKSKLUZIVE/ Kaosi prej Koronavirusit, reagon Vllaznia: Po shiten biletat, jemi përgatitur të luhet me tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 13:19

EKSKLUZIVE/ Kaosi prej Koronavirusit, reagon Vllaznia: Po shiten biletat, jemi përgatitur të luhet me tifozë

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici ka deklaruar se klubi shkodran është përgatitur që ndeshjen e sotme me Partizanin të luhet me tifozë.Vllaznia-Tirana

Ai ka thënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” se po shiten normalisht biletat dhe se nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga federata se ndeshja do të luhet pa tifozë, apo nuk do të luhet fare. “Ne jemi përgatitur që ndeshjen ta luajmë me tifozë kundër Partizanit.

Kemi nxjerrë në shitje biletat dhe shitja e tyre po vazhdon normalisht. Nuk kemi asnjë njoftim nga FSHF që ndeshja te luhet pa tifozë, ose te anulohet”, tha Lici për “Panorama Sport”.

Biletat kanë dalë në treg që dje dhe çmimet për tribunën VIP janë 1000 lekë të rinj, në tribunën qendrore 500 dhe karshia 300 lekë.

Admir Uruci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"