EKSKLUZIVE/ “Kam më shumë trofe se ai vite karriere”, Dabulla replikon me Marinin: Alkooli kalon, por çfarë t’i bëjmë servilizmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 21:21

EKSKLUZIVE/ “Kam më shumë trofe se ai vite karriere”, Dabulla replikon me Marinin: Alkooli kalon, por çfarë t’i bëjmë servilizmit

Rezart Dabulla nuk e ka marrë me sportivitet deklaratën e Elton Marinit pas titullit kampion. Drejtori i Partizanit, i pyetur në studion e “Panorama TV” në lidhje me kritikat e Dabullës, tha: “Më vjen keq që njerëz të futbollit bëjnë deklarata emocionale, ndoshta nën avuj të gatimeve tradicionale apo nën avujt e pijeve alkoolike. Një njeri që është pjesë e sportit nuk mund të komentojë në këtë lloj mënyre…”.

dabulla

Ish-mbrojtësi bardheblu ka dashur t’i përgjigjet flakë për flakë, edhe pse gjatë bisedës kishte edhe doza humori.

SQARIMI PËR PARTIZANIN – “Lexova reagimin e Marinit në ‘Panoramasport.al’ dhe më bëri përshtypje se unë nuk e kam përmendur fare atë si drejtor. Por së pari dua të saktësoj se nuk e kam përmendur në asnjë moment as skuadrën e Partizanit sa i përket sezonit aktual. Përkundrazi, në intervistën që kam dhënë për “Panorama Sport” kam thënë ndër të tjera se Partizani pak vite më parë, pra kur Teuta mori titullin, është penalizuar me një penallti, që sipas meje nuk ishte në ndeshjen kundër Vllaznisë. Kam qenë shumë korrekt dhe jam marrë vetëm me ndeshjen Tirana-Bylis, pa përmendur asnjëherë Partizanin. Kam folur si një ish-sportist i Tiranës, por pa sulmuar asnjë klub. Kam thënë, që sipas meje, Tiranës iu vodh ky titull për shkak të një vendimi të gabuar të arbitrit”, tha fillimisht ish-mbrojtësi bardheblu.

REPLIKA ME MARININ – “Ai flet për njerëzit e sportit, por jam i mendimit që të mos jemi hipokritë, pra të themi atë që mendojmë se është e drejtë. Për mos të qenë euforikë, por fakti është se sa trofe ka fituar Dabulla, drejtori aktual i Partizanit nuk i ka vite të luajtura si sportist dhe i duhen edhe shumë vite të tjera si drejtor apo menaxher dhe mbase nuk do t’i arrijë asnjëherë. Dhe në bazë të trofeve të fituar me klubin më të madh në Shqipëri identiteti im dihet e kuptohet nga të gjithë, pasi unë flas në emër të tij. Nuk ndryshoj qoftë nën avujt e alkoolit, por zakonisht avujt e alkoolit kalojnë shpejt, pra zgjasin vetëm disa orë, por çfarë t’u bësh atyre njerëzve ‘të vegjël’ servilë dhe pa identitet. Kur zgjohen ditën tjetër ata prapë njerëz të ‘vegjël’ dhe servilë pa identitet do të ngelin, bashkë me medaljen e këtij kampionati në qafë”, deklaroi Dabulla.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"