EKSKLUZIVE/ Iku nga Kukësi, Stavri Nica merr drejtimin e klubit të Kategorisë së Dytë me një ndihmëse të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 0:14

EKSKLUZIVE/ Iku nga Kukësi, Stavri Nica merr drejtimin e klubit të Kategorisë së Dytë me një ndihmëse të veçantë

Stavri Nica nuk ka qëndruar gjatë larg pankinave në futbollin shqiptar. Ashtu siç ndodhi në fillimin e sezonit, kur u largua nga Laçi dhe pak kohë me vonë u emërua te Kukësi, trajneri ka gjetur shpejt një sistemim të ri pasi u largua nga drejtimi i verilindorëve.

Stavri Nica, Ilknur Aktash dhe Anxhelo Suta

Stavri Nica, Ilknur Aktash dhe Anxhelo Suta

Tekniku i njohur ka marrë drejtimin e klubit të Shkumbinit, i cili në ditët e fundit ka qenë nën urdhrat e trajneres turke Ilknur Aktash. Drejtuesit e klubit peqinas kanë gjetur akordin me trajnerin e mirënjohur, i cili ka pranuar ofertën për t’u ulur në pankinën e klubit në Kategorinë e Dytë dhe që ka synime për t’u kthyer mes profesionistëve.

Nica pritet të ketë asistente në këtë aventurë të radhës pikërisht trajneren turke Aktash, e cila gjatë këtij sezoni ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit peqinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"