EKSKLUZIVE/ Heroi Kozi: Kjo është pika e kthesës për Tiranën, i bindur që do prisja penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 10:02

EKSKLUZIVE/ Heroi Kozi: Kjo është pika e kthesës për Tiranën, i bindur që do prisja penallti

Leon Kozi mund të cilë sohet si heroi i kësaj Tirane, që mes vuajtjesh ia del të jetë mes katër skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

KOZI

Neutralizoi dy penallti të kundërshtarit dhe tani shpreson t’i shkojë deri në fund. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, 21-vjeçari pohon se i kishin parashikuar penalltitë gjatë javës dhe ishin përgatitur. Gardiani beson se kjo është 4 ndesha e kthesës edhe në kampionat dhe Tirana është një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj. Ai tani beson edhe te tri pikët ndaj Egnatias në kampionat.

Sa i lumtur jeni për këtë kualifikim?

Të them të drejtën jemi shumë të lumtur, sepse na duhej edhe për ecurinë. Di të them që jemi një ekip i madh dhe kemi emra të mëdhenj në skuadër dhe shpresoj se do të ecim shumë lart.

Si e përjetuat momentin e penalltive?

Të them të drejtën nuk kisha ndonjë emocion, por thjesht jam fokusuar aty. E kisha ndarë mendjen që në fillim se çfarë duhet të bëja, edhe kaq, asgjë më shumë.

I patët studiuar kundërshtarët te penalltitë?

Të them të drejtën jo, sepse te Teuta më shumë ka gjuajtur Peposhi. Por, ai na shënoi dy gola dhe nuk na dolën mirë parashikimet.

Gjatë javës jeni stërvitur edhe për penalltitë, apo jo?

Po, e kam menduar që mund të shkonte ndeshja edhe te penalltitë. Por, së bashku me profesor Alfred Osmanin jemi stërvitur edhe shyqyr Zotit shkoi mirë.

Ky kualifikim në Kupë mendoni se do t’ju shërbejë edhe në kampionat?

Po, po, patjetër. Kjo është pika e kthesës, e them me plot bindje.

Çfarë do të synoni në ndeshjen e radhës?

Vetëm tri pikët synojmë, asgjë më shumë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"