EKSKLUZIVE/ Gati shorti, zbardhen 12 ekipet e Kategorisë së Tretë (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 20:45

EKSKLUZIVE/ Gati shorti, zbardhen 12 ekipet e Kategorisë së Tretë (TABELA)

Kategoria e Tretë ose niveli i katërt në futbollin shqiptar do të ketë në sezonin e ri 12 skuadra, me një kampionat me dy faza, nga ku vendet 1 dhe 2 ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa skuadra që e mbyll në vendin e tretë, merr pjesë në “play off”.

KATEGORIA E TRETE

“Panorama Sport” ka zbuluar dje edhe klubet që do të marrin pjesë në sezonin 2022-2023, duke filluar nga Gramozi i Ersekës, Përmeti, Këlcyra, Skrapari, Çerma e Lushnjës, Internacional Tirana, Spartaku i Tiranës, FC Kinostudio (Tiranë), KF Drini (Dibër), Albanët (Tiranë), Adriatiku (Sukth) dhe Klosi.

Pesë prej këtyre skuadrave milituan në sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë, por u rrëzuan në fund.

Në këtë kampionat do të ketë në total 132 ndeshje, të cilat do të ndahen në dy faza me nga 11 javë. Të gjitha takimet do të luhen në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamzë.

Nga FSHF-ja mund të bëhet ndonjë përjashtim për skuadrat që do të kenë kushtet për t’i zhvilluar sfidat në fushat e tyre.

Risi këtë sezon nga skuadrat pjesëmarrëse janë Çerma, Albanët dhe Adriatiku.

Përgjegjësi i kampionatit të Kategorisë së Tretë në FSHF, Agim Mone, për “Panorama Sport”, ka thënë:

“Deri tani janë bërë gati licencimet e skuadrave me dokumentacionin përkatës. Ky kampionat do të jetë nga më interesantët për sa u përket emrave të ekipeve pjesëmarrëse.

Këtë javë do të hidhet shorti dhe takimet do të jenë me vajtje–ardhje në dy faza.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme organizative në Kamzë”.

Ndërkohë, për datën e fillimit të kampionatit do të pritet një vendim i FSHF-së, pasi fillimisht parashikohej më 1 nëntor, por duke qenë se u shty afati i licencimeve për klubet, edhe shorti nuk u hodh.

KAT 3 (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"