EKSKLUZIVE/ Flet braziliani i cili po fiton zemrat e tifozëve të Tiranës, Patrik: Goli im, më i bukur se i Riçarlisonit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 20:20

EKSKLUZIVE/ Flet braziliani i cili po fiton zemrat e tifozëve të Tiranës, Patrik: Goli im, më i bukur se i Riçarlisonit (E PLOTË)

Një gjë është e sigurt. Goli i Patrikut është më i bukur se i Riçarlisonit. Fjalë kjo e brazilianit të Tiranës.

318585881_565359488933062_5341233571326332230_n

Patrik, i cili në dy takimet e para të rikthimit të kampionatit flet për ndeshjet e bardhebluve, golin me roveshatë, por edhe gjendjen e Tiranës. Rrëfen se në Brazil është tragjedi, ndërsa kërkon nga Tirana të fitojë derbin dhe të shpallet kampione e Shqipërisë në fund të sezonit.

Një supergol në Superkupën e Shqipërisë dhe një gol kundër Kastriotit ditën e hënë. Makineria Patrik ka nisur të shënojë?

Jam shumë i kënaqur. Madje jashtëzakonisht i kënaqur që shënova sërish në kampionat. Dy gola rresht janë gjë pozitive për mua në këtë kampionat. Siç e kam thënë, forma ime do të rritet ditë pas dite dhe muaj pas muaji.

Keni mundur Kastriotin dhe tani Tirana është në vendin e parë të renditjes?

Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën që të fitonte. Ishte e rëndësishme që të merrnim tri pikë me Kastriotin. Dëshiroj që të ndihmoj sërish ekipin dhe pse jo të shënoj sërish.

Gjithsesi, në Superkupën e Shqipërisë keni shënuar një supergol. Nga ana që zor se shihen dhe shënohen për herë të dytë?

Edhe sot nuk e besoj që e kam shënuar atë gol. I jashtëzakonshëm si gol. Realisht nuk kisha shënuar një të tillë.

Duke e parë me kujdes golin tuaj dhe golin e Riçarlisonit, cili është goli më i bukur?

Goli im është më i bukur. Nuk ka pikë dyshimi. Unë jam në një pozitë tjetër. Realisht mendoj se e kam më të bukur golin, por edhe Riçarlisoni nuk është keq.

Goli që shënuat ndaj Vllaznisë ishte përgatitur në stërvitje apo ndodhi siç ndodhin golat e bukur?

Realisht nuk e kishim provuar në stërvitje. Unë isha rastësisht në atë vend. Madje isha gabim në pozicion. Duhet të isha para portierit. Ndodhi ashtu, topi erdhi dhe unë bëra zgjedhjen time, e godita direkt.

Tirana është e para në renditje, po a mundet që kjo skuadër të qëndrojë në vendin e parë?

Shpresoj që ta arrijmë një gjë të tillë. Do të luftojmë çdo ndeshje për të dhënë dhe marrë më të mirën dhe në fund që të fitojmë kampionatin.

Janë edhe dy takime për 2022-shin, Teuta dhe derbi. Keni një parashikim për këto dy sfida?

Janë dy sfida shumë të rëndësishme. Siç e thashë edhe më lart do të bëjmë më të mirën. Gjithsesi, çdo gjë hap pas hapi. Duam të fitojmë edhe me Teutën dhe sidomos në derbi.

Si është situata pas eliminimit të Brazilit nga Botërori që po luhet në Katar?

Shumë e trishtë, shumë e trishtë. Mos ma hap këtë plagë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"