EKSKLUZIVE/ Flamurtari kërkon garanci për prapavijën, bën ofertën zyrtare për mbrojtësin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 21:47

EKSKLUZIVE/ Flamurtari kërkon garanci për prapavijën, bën ofertën zyrtare për mbrojtësin e Superiores

Flamurtari kërkon një mbrojtës të majtë, që mund të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Memolla

Pas largimit të Eni Imamit, drejtuesit e klubit vlonjat kanë nisur bisedimet me disa lojtarë që mund të jenë një garanci për prapavijën në pjesën e mbetur të sezonit. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se i preferuari për këtë pozicion është Hysen Memolla, i cili është pjesë e Egnatias së Rrogozhinës.

Mbrojtësi që deri pak kohë më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare ka eksperiencën e duhur dhe do të ishte një vlerë e shtuar për vlonjatët. Mësohet se Memolla ka marrë ofertë zyrtare nga Flamurtari, por në lojë për shërbimet e tij është gjithashtu edhe Vllaznia.

V.MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"