EKSKLUZIVE/ Fantazisti i Luftëtarit drejt largimit, e kërkon Shkëndija e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 18:36

EKSKLUZIVE/ Fantazisti i Luftëtarit drejt largimit, e kërkon Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës kërkon me çdo çmim fantazistin e Luftëtarit, Eduard Rroca. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se prej ditësh lojtari është kontaktuar nga përfaqësues të klubit tetovar, por të ardhmen e tij e ka në dorë Luftëtari. Jo më kot, muajin e kaluar presidenti i gjirokastritëve, Grigor Tavo, i rinovoi marrëveshjen fantazistit edhe për dy vite të tjera.

Luftetari

Rrocës i përfundonte marrëveshja me gjirokastritët në verën e 2019- s dhe duke parë interesin në rritje të klubeve të huaja, drejtuesit bluzi i ofruan një kontratë re mesfushorit 24-vjeçar. Rroca vjen pas një sezonit fantastik, ku luajti 30 ndeshje në kampionat me fanellën bluzi dhe arriti të shënonte pesë gola.

Rroca

Gazeta mëson se fillimisht menaxherët e Shkëndijës kanë kontaktuar lojtarin, duke i shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër. Më pas, vetë futbollisti u ka kërkuar të interesuarve që të flasin me drejtuesit e klubit, pasi ai është nën kontratë.

Në këto kushte, tashmë pritet një ofertë zyrtare nga Shkëndija e Tetovës për Luftëtarin. Nuk dihet ende shifra që kërkon presidenti Tavo, por Luftëtari vijon stërvitjen në prag të ndeshjes së parë me Ventspils, që do të luhet më 12 korrik në Letoni. E vetmja mungesë në seancën e djeshme ishte ajo e beratasit Aldrit Oshafi, i cili duhet t’i japë zgjidhje kontratës që ka me Besën e Kavajës e më pas të federohet për Luftëtarin. Në seancën e djeshme, trajneri Millosh Kostiç u fokusua më shumë te goditjet standarde. Mesa duket, kjo është pika e fortë e letonezëve dhe gjirokastritët duhet të kenë kujdes në sfidën e parë.

Oshafi, mungesa e vetme natyrisht duke parë cilësitë e lojtarit, e për më tepër disa oferta që ka pasur nga klube greke, nuk bëhet fjalë që Rroca të shitet për më pak se 100 mijë euro. Mosha relativisht e re e futbollistit me origjinë nga Lushnja ia rrit edhe më shumë vlerën në treg. Për momentin, lojtari vijon stërvitjen i diferencuar nga grupi, duke qenë në fazë riaftësimi. Ai do të jetë i gatshëm për Luftëtarin vetëm në turin e dytë të Ligës së Europës, gjithnjë në rast se gjirokastritët kualifikohen. Rroca u dëmtua në fundin e sezonit të kaluar, teksa iu rikthye problemi kronik që ka pasur në muskujt e barkut.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"