EKSKLUZIVE/ E ka kërkuar dhe Tirana, Laçi afron mbrojtësin e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 23:53

EKSKLUZIVE/ E ka kërkuar dhe Tirana, Laçi afron mbrojtësin e Shpresave

Laçi ka bërë së fundmi një tjetër goditje në merkato, duke përforcuar repartin e djathtë të mbrojtjes.

agan mjaki

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Agan Mjaki, i cili ka qenë pjesë e skuadrave të moshave të Groningenit në Holandë.

“Panorama Sport” mëson se kurbinasit kanë gjetur akordin me Mjakin, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa së Shqipërisë, teksa ai është aktivizuar për Laçin në miqësoren kundër Vorës.

Për shërbimet e mbrojtësit ka qenë e interesuar edhe Tirana, por ai ka zgjedhur klubin kurbinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"