EKSKLUZIVE/ Dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Apolonisë, flet italiani Kolela: U largova sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 12:25

EKSKLUZIVE/ Dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Apolonisë, flet italiani Kolela: U largova sepse…

Xhovani Kolela nuk do të jetë më trajneri i Apol onisë, duke u bërë i treti largim nga pankinat e Superligës, pas Egbosë dhe Cungut. Humbja “tenistike” me Laçin ka detyruar trajnerin Kolela që paraditen e kësaj të hëne të paraqiste dorëheqjen, çka është pranuar nga ana e drejtuesve të klubit fierak. Për gazetën tonë, trajneri Xhovani Kolela nuk ka dashur të flasë gjatë, duke bërë një rezyme “flash” të eksperiencës së tij si trajner te skuadra fierake. “Po, është e vërtetë. Që nga sot (dje), kam dhënë dorëheqjen dhe nuk do të jem më trajner i Apolonisë. Gjërat me skuadrën nuk shkuan siç e parashikuam, rezultatet janë larg asaj që pretendonim dhe unë marr përsipër përgjegjësitë e mia për këtë ecuri të dobët.
Kolela Apolonia
I falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që më dhanë, duke i uruar skuadrës dhe trajnerit pasardhës suksese të sinqerta, pasi potenciali i Apolonisë nuk mungon për të qenë në nivele më të larta”, ka thënë trajneri Kolela, i cili, së paku gjer në dhjetor, sipas kontratës fillestare me klubin, do të rikthehet të bëjë detyrën e drejtorit teknik.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"