EKSKLUZIVE/ Debutim kundër Partizanit, “Arusha” Bejzade kthehet si trajner në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Debutim kundër Partizanit, “Arusha” Bejzade kthehet si trajner në Superiore

Laçi ka gjetur pasuesin e Stavri Nicës në stolin kurbinas.

bejzade

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Skerdi Bejzade.

Ai është parë në tribunë në stërvitjen e skuadrës në Pezë-Helmas ditën e sotme dhe kështu do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa do të jetë në stol për sfidën e radhës në kampionat kundër Partizanit.

Debutimi i tij vjen pikërisht kundër skuadrës ku më parë ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

Bejzade vitet e fundit ka punuar në Gjermani në kategoritë e ulëta dhe mësohet se është kthyer në Shqipëri për të nisur një aventurë të re si trajner me skuadrën e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"