EKSKLUZIVE/ Dikur futbollist, Shkëmbi rikthehet tek ish-skuadra si… trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 19:27

EKSKLUZIVE/ Dikur futbollist, Shkëmbi rikthehet tek ish-skuadra si… trajner

Përflitej prej ditësh, por sot ka marrë formën zyrtare. Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri i ri i Teutës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se korçari do të drejtojë durrsakët në sezonin 2018-2019.

shkembi

Pas eksperiencës te Liria e Prizrenit, ish-fantazisti që bëri historinë me Skënderbeun si futbollist, tashmë do të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një skuadre të Kategorisë Superiore. Si lojtar Shkëmbi ka veshur gjithashtu fanellën e Teutës.

Shkëmbi ka mbajtur  veshur fanellën e durrsakëve në 2 periudha të ndryshme në sezonin 2000-2001 dhe në vitin 2007. Korçari do të rikthehet tani në Durrës si trajner.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"